Kina do të shtojë përkrahje për ndërmarrje të
mesme dhe të vogla tekniko-shkencore
2006-11-25 21:11 cri
Korrespondenti i Radios së jashtme të Kinës njoftoi se
funksionarja e Ministrisë së Shkencës dhe Teknikës së Kinës
që përgjigjet për objektet e krijimeve të reja
tekniko-shkencore, znj Xiu Xiaping tha më 25 nëntor në Pekin
se vitet e fundit, Kina ka shtuar përkrahje për ndërmarrje
të mesme dhe të vogla tekniko-shkencore dhe deri tani, fondi
për krijimet e reja të ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla që
është vendosur nga Ministria e Shkencës dhe Teknikës ka
ndihmuar më se 7000 objekte të ndërmarrjeve të mesme dhe të
vogla.
Gjatë pjesëmarrjes në një mbledhje përkatëse, Xiu Xiaping
tha se vitet e fundit, duke bashkëpunuar me institucionet
përkatëse monetare, deri në fund të vitit të kaluar, kjo
ministri u ka dhënë ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla
tekniko-shkencore 2 miliardë e 600 milionë yuanë kredi.
Vëllimi i importimit të teknologjive në Kinë i kaloi 37 për
qind
2006-11-24 19:30 cri
Sipas njoftimeve të Radios së Jashtme të Kinës, sipas të
dhënave statistikore të publikuara nga Ministria e Tregtisë
e Kinës, në 10 muajt e parë të këtij viti, në Kinë janë
nënshkruar 8692 kontrata për importimin e teknologjive me
një vlerë të përgjithshme prej 187 miliardë e 7430 milionë
dollarësh, shifër kjo që u shtua 37.1 për qind në krahasim
me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas këtyre të dhënave statistikore, gjatë 10 muajve të
parë të këtij viti, Kina importoi më shumë teknologji nga
Bashkimi Evropian dhe pastaj Japonia dhe SHBA-ja.
Sipas të dhënave statistikore, sektori hekurudhor është
sektori që ka importuar më shumë teknologji të huaja në Kinë.
Vëllimi i investimeve të sektorëve kinezë të komunikacionit
këtë vit do të arrijë në 938.4 miliardë juanë
2006-11-24 16:27 cri
Sikurse njoftoi Agjencia Kineze e Lajmeve Hsinhua, që nga
fillimi i këtij viti është ruajtur gjithmonë prirja e
rritjes së shpejtë të investimeve të sektorëve kinezë të
komunikacionit si pasuri e palëkundshme. Vëllimi i
investimeve të kësaj natyre do të arrijë në 938.4 miliardë
juanë, shifër kjo që u rrit 18.4 % në krahasim me vitin e
kaluar.
Zv-kryetari i Komisionit Shtetëror Kinez i Zhvillimit dhe
Reformës, Zhang Mao? bëri të ditur më 23 nëntor se gjatë 9
muajve të parë të këtij viti u ndërtuan në Kinë 1326
kilometra rrugë të reja hekurudhore. Siç parashikohet,
gjatësia e autostradave të reja të ndërtuara këtë vit në
Kinë do të arrijë në 3000 kilometra.
| Pese
Sesionet e Komisionit te Perbashket
|
| |
| 2006-09-07
15:08 Zyra
e Keshilltarit Ekonomiko-Tregtar Prane
Ambasades Kineze ne Shqiperi |
Pese
Sesionet e Komisionit te Perbashket te
Bashkepunimit Ekonomiko-Teknik
Ndermjet Qeverise se R.P.te Kines dhe
Qeverise se R. te Shqiperise
|
|
Data kur zhvillohet sesioni |
Vendi ku zhvillohet sesioni
|
|
Sesioni i pare |
11-17 Korrik, 1990 |
Beijing, Kina |
|
Sesioni i dyte |
26-27 Nentor, 1999 |
Tirana, Shqiperia |
|
Sesioni i trete |
19-21 Dhjetor, 2001 |
Beijing, Kina |
|
Sesioni i katert |
1-3 Prill, 2004 |
Tirana, Shqiperia |
|
Sesioni i peset |
9-11 Maj, 2006 |
Beijing, Kina |
|
|